ShowBizzz

“Nuk është Luana, video është bërë me Inteligjencën Artificiale”, Florjan Binaj paralajmëron rrezikun

Aktori i njohur dhe një ndër kritikët më të fortë të asaj çfarë ndodh në vendin tonë, Florjan Binaj, ka reaguar lidhur me videon intime të publikuar së fundmi në rrjet, ku fillimisht u tha se ishte moderatorja Luana Vjollca.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Binaj shkruan se kjo video është fabrikuar me anë të inteligjencës artificiale. Ai thekson se kjo është një këmbanë alarmi për të gjitha, motrat, vajzat, gratë e nënat e të cilave u rrezikohet dinjteti, nderi, familja , jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht.

Ai ka bërë thirrje që të dënohet me ligj keqpërdorimi i kësaj teknologje dhe se duhet vepruar sa më shpejt, ose në të kundërt do të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish.

“Duhet vepruar sa me shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dë të minatohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkëqësisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrave!!!”, ka shkruar Binaj, story e cila është ripublikuar edhe nga vetë moderatorja Luana Vjollca e cila ka shprehur dakordësi me atë çfarë aktori ka thënë përmes këtij postimi.

Reagimi i Binajt:

Para pak ditesh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë me pas doli e njëjta video me portret tjetër.

Kio është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të githa vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave qe u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!!

Me kak shumë perversa dhe manjakë qe ka në qarkullim, programet e lira të inteligencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse sheti nuk përpilon një ligji gjë çdo krijim, përdorimi inteligencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (ëatermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi kësaj teknologjie, shoqeria jonë do pësoje goditien dhe plagën më të madhe në historinë e saj!

Duhet vepruar sa me shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dë të minatohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkëqësisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrave!!!


NewsBomb