ShowBizzz

“Kur ne ishim fëmijë, prindërit ishin të zënë duke na siguruar gjërat bazike”, Neda Balluku rrëfen historinë e trishtë

Disa ditë më parë, një postim i Neda Ballukut u bë viral në rrjetet sociale dhe sigurisht që tronditi jo vetëm ndjekësit e saj por dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale.

Ajo që shqetësoi një pjesë të mirë të përdoruesve të rrjeteve sociale, ishte pikërisht rrëfimi i një ndjekëse të Nedës, e cila i tregoi përmes një mesazhi në “Instagram”, dhunën që kishte marrë nga nëna e saj, e rrahur me rrip, për faktin e se ishte vajzë.

E ftuar “Wake Up”, ditën e sotme, Neda ka folur lidhur me këtë temë, duke u shprehur se është fundi i botës kur një nënë dhunon fëmijën e saj.

Ndër të tjera, opinionistja e “Për’puthen” ka treguar gjithashtu një histori të trishtë që ka patur me mësuesen e matematikës.

“Në përvojën time, prindërit kanë qënë shumë të zënë për të na ofruar gjërat bazike si ushqimi, veshmbathjet, librat edhe shkollat“.

“Kujtoj që kam patur një problem shumë të madh me zyshën e matematikës dhe mendoj që ka qënë një nga njerëzit që ka ndikuar më keq përgjatë viteve të shkollës. Por unë nuk e kisha atë lirinë që të shkoja dhe t’ju tregoja prindërve që unë po kaloja atë situatë”, ka thënë ndër të tjera Neda.

Ajo ka shtuar gjithashtu se tashmë kohët kanë ndryshuar dhe se ajo është shumë e afërt me mësuesen e fëmijëve të saj, pra janë një trekëndësh shumë i mirë që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.