Lajme

Grabitën dhe dhunuan për vdekje 54-vjeçarin, arrestohen në Greqi autorët nga Shqipëria

Katër romë nga Shqipëria janë arrestuar në Greqi në lidhje me vrasjen e një 54 vjeçari. Ngjarje e ndodhur më korrik të këtij viti.

Mediat greke raportojnë se autorët janë zbuluar së fundmi nga policët, të cilët pas hetimeve të kujdesshme dhe analizës së provave kanë arritur të kapin katër romë nga Shqipëria dhe t’i vënë në pranga.

Nga pamjet e siguruara, autorët pasi grabitën dhe dhunuan për vdekje 54-vjeçarin, shkuan të shijonin një kafe në Patisia. “Gabimi” i autorëve ishte se teksa ishin duke konsumuar kafen, kanë hedhur në rrugë telefonin që kishin grabitur nga viktima, pikërisht nga ky telefon dhe nga gjurmët e gishtave, policia arriti të identifikonte dhe arrestonte autorët.

Si ndodhi vrasja:

Mëngjesin e 15 korrikut, gardisti 54-vjeçar u sulmua brutalisht nga katër romët, të cilët e goditën me sende të forta në kokë.

Më pas ata grabitën çantën e tij, orën dhe dy celularë, duke e lënë 54-vjeçarin të plagosur rëndë, i cili ndërroi jetë në spital.