LifeStyle

Tri shenjat se punonjësit po mendojnë ta braktisin punën

Largimi i një punonjësi pa paralajmërim nganjëherë është si një lajm “bombë” brenda vendeve të punës. Zakonisht janë një mori arsyesh që i bëjnë punonjësit ta marrin vendimin që të largohen. Prandaj, për ta shmangur humbjen e punonjësve, punëdhënësit duhet që të diskutojnë në lidhje me këto arsye. Çështja është se kur është koha për ta paranadaluar këtë? Njohja me shenjat që i bëjnë ata të largohen prej një vendi, ju ndihmon që ta gjeni ndonjë përshtatje të mirë për ta.

Me çfarë ngjanë shkëputja?

Produktivitet më i ulët: Kur punonjësit fillojnë që t’i dorëzojnë detyrat jashtë afatit dhe ato detyra me shumë gabime është zakonisht shenjë e lodhjes dhe stresit.

Mungesë e kontributit gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve: Kur një punonjës nga i cili pritet që të japë sugjerime dhe reagime qëndron i heshtur, mund të jetë duke u përballur me situatë stresuese dhe konflikti në punë.

Mungesa të vazhdueshme ose vonesa: Mos shfaqja në kohë ose mungesa e tërë mund t’i demoralizojë punonjësit.

Ndryshime të tjera të sjelljes: Në çdo kohë disa ndryshime për keq është më mirë të gjenden arsyet e tyre.

Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme që punonjësit largohen:

Nuk e ndjejnë kuptimin e lidhjes në punë

Me aq shumë kohë nga jeta e tyre që i kushtojnë punës, është e natyrshme që punonjësit të dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie pozitive me ata që i rrethojnë në punë. Pa lidhje shoqërore kuptimplota nuk do të ketë hezitim për ta shqyrtuar ndonjë ofertë tjetër pune. Kështu që, kushtojini vëmendje të madhe mënyrës sesi komunikoni me punonjësit tuaj! A i pyesni ata për hobi dhe interesa që t’i njohësh si individë dhe jo vetëm si punonjës?

Çfarë mund të bëni për këtë?

Një ndjenjë zakonisht fillon në çastet e para, kështu që nëse e zbuloni që punonjësit e ekipit tuaj ndihen të shkëputur, është koha që ta nxisni angazhimin e punonjësve, Bisedat e rregullta me secilin punonjës mund t’ju ndihmojnë që t’i njihni më mirë ata dhe të kuptoni kur përballen me ndonjë sfidë.

Nëse ka punonjës që kanë konflikte, është më mirë ta adresoni çështjen më shpejt sesa më vonë. Sigurohuni që secili person ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar! Siguroni mënyra për të zgjidhur çështjen! Këto qasje mund të ndihmojnë në parandalimin e largimit të punëtorëve sepse ata mendojnë se nuk ka asnjë alternativë.

Ata janë të mërzitur ose të irrituar

Punonjësit duan të shijojnë punën e tyre dhe ta fitojnë ndjenjën e arritjes. Ata gjithashtu duan të ndihen të lidhur me përpjekjet e përgjithshme të kompanisë, kështu që mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj për t’i lidhur pikat dhe për ta kuptuar rëndësinë e kontributit të tyre kur shikohet gjithë tabloja e suksesit.

Ata gjithashtu duan që ta krijojnë ndjenjën se kur bllokohen ndonjëherë gjatë punës, mund ta kenë gjithmonë mbështetjen e menaxherit të tyre. Asgjë nuk e shqetëson një punonjës në vendin e tij të punës sesa zhgenjimi i pafund. Mërzia dhe zhgënjimi jashtë punës mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ndihen punonjësit për punën e tyre.

Çfarë mund të bëni për këtë?

Bisedoni me punonjësit që duken të mërzitur ose të irrituar! Nëse i tregoni punonjësit se çfarë kuptimi ka ai opse ajo në atë kompani do t’i bëjë ata të ndihen më pak të mërzitur, madje edhe më të motivuar për punë.

Nuk ndihen të vlerësuar

Ndjenja e nënvlerësimit mund të jetë një faktor që e shtyn punonjësin që ta lërë punën. A e njihni punën e punonjësve tuaj ose jepni reagimet e dobishme që ata kanë nevojë?

Çfarë mund të bëni rreth kësaj?

Mund ta krijoni si zakon ta tregoni punën e tyre të palodhshme në një takim ose para kolegëve të tyre. Njohja publike mund të jetë diçka e mrekullueshme, në mënyrën sesi ajo ndikon te punonjësit.