Lajme

Rama diskutim me sipërmarrjen: Fokusi te revolucioni digjital, sistem të avancuar të prokurimeve publike

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor që të jetë transpartnte.

“Fokusi do të vendoset tek revolucioni dixhital, duke shtuar shërbimet e reja. Kemi nisur një punë inovative për inteligjencën artificiale, që do të na lehtësojë procese të caktuara duke filluar nga procesi i prokurimeve publike, për të cilin kemi projekt ambicioz që do kërkoj kohën e vet.

Brenda këtij mandati do kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike, me shumë më tepër komponentë teknologjik dhe shumë më pak njerëzorë, në mënyrë që të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet. Kemi ecur përpara me projektin e krijimit të një shoqërie sh.a që do bëjë procesin e blerjeve të përqëndruara.

Do jetë shoqëri publike që do të krijojë më tepër akses dhe detyrimisht edhe transparencë e llogaridhënie në raport me interesin publik dhe të operatorëve. Sidoqoftë me apo pa teknologji kjo që po diskutojmë është themelore. Çdo proces duhet të bazohet tek kushtet e kriteret”, tha Rama ndër të tjera.