Lajme

Kurti: Sulmuesit në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shumë prej personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, janë pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore, të dyja këto lëvizje janë shpallur terroriste në Kosovës.

Teksa ka mërrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike, lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritet nga Procesi i Berlinit, Kurti u shpreh se çështja më e rëndëisshme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.

“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë. Unë besoj që diskutimet që do të zhvillohen në vijim, përfshirë edhe ato në forumet e Bashkimit Evropian, më i larti i tyre Parlamenti Evropian, për nga përfshirja qytetare demokratike, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit, dhe në të njëjtën kohë, të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-së, që mund ta ketë e nuk besoj që do të duhej ndokush”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se gjatë sulmeve të 24 shtatorit mbeti i vrarë efektivi i Policisë Afrim Bunjaku. Ditën e djeshme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dënoi sërish vrasjen e efektivit, teksa theksoi se serbët  donin tëm broheshin.  Në një itnervistë të dhënë për CNN ai kërkoi shtim të forcave të trupave të KFOR-it në Kosovë.

LEXO EDHE: Vuçiç kërkon shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë