ShowBizzz

“Thesin me para” në pesë minuta, Aleks Visha zbulon shumën marramendëse në Tik Tok

TikTok është një ndër platformat e cila ka “gllabëruar” të rinj dhe të vjetër. Përveçse është një rrjet social për tu argëtuar, shumë prej përdoruesve e kanë dhe punë. Një prej tyre është edhe Aleks Visha, një emër mjaft i komentuar dhe i njohur për shumat e majme që arrin të mbledhë në “TikTok”.

Së fundmi, në një intervistë për “Ora News” ai ka trefuar se për 5 minuta ka fituar rreth 122 mijë dollarë në TikTok.

“Falenderues ndaj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarëve kur i tregon të vërtetën të ndjekin më shumë. Lojërat në Tik Tok kanë edhe hile. Na kanë bllokuar edhe me hackera. Na kanë bllokuar lekët që kemi pasur në llogari. 122 mijë dollarë në 5 minuta ka qenë shuma më e madhe që kam fituar në Tik Tok. Sfidë e vështirë edhe live në TikTok”, tha Visha.


NewsBomb