ShowBizzz

Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për Encën, ja vendimi i Apelit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një masë më të ashpër sigurie ndaj këngëtares së njohur Ruensa Haxhia, e cila akuzohet për kultivim kanabisi. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga ana e Gjykatës së Apelit, e cila ka caktuar për këngëtaren vetëm “detyrim paraqitjeje”.

Kujtojmë se Enca u la e lirë më 14 shtator me vendim gjykate. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa. Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje. Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. Ajo u vu në pranga më 12 Shtator, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.