Lajme

Prokuroria serbe: Radoiçiç mori armë në Bosnje dhe i fshehu në pyjet e Kosovës

Ish-nën kryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç është marrë në pyetje këtë të martë nga prokuroria e Beogradid, pas dyshohet për trafikim armësh. Marrja e tij në pytje vjen pasi ai pranoi përgjegjësinë për sulmin në Manastirin e Banjskës, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Radoiçiç u intervistua me disa persona të tjerë të cilëve nuk i është bërë i ditur identiteti, me të cilët dyshohet se është bashkuar me qëllimin e kryerjes së veprave penale si “prodhim, mbajtje dhe trafikimi i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese”, dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas raportimeve nga mediet serbe, prokuroria dyshon se ish-nën kreu i Listës Serbe ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese, nga Tuzlla e Bosnjë dhe Hercegovinë. Këto ngjarje dyshohet se datojnë nga janri i vitit 2023 deri më 24 shtator.

Prokuroria serbe pretendoi se armët e trafikuara nga Tuzlla janë dorëzuar në Beograd, në Bubanj Potok dh Vërçin, ku më pas, Radoiçiç i ka transportuar në territorin e Kosovës dhe i ka fshehur në pyje dhe objekte të braktisura. Megjithatë, mësohet nga njoftimi i prokurorisë së Millan Radoiçiç i ka mohuar këto vepra penale.