Lajme

Rama për “Financial Times”: NATO të rikthejë kontrollin në veri të Kosovës ose të përballet me pasojat

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të rikthejnë kontrollin në veri të Kosovës ose do të ketë pasoja me serbët.

Në një intervistë për prestigjozen “Financial Times”, Rama tha se NATO duhet të rikthejë kontrollin në veri të Kosovës ose do të përballet me dhunën mes serbëve dhe shqiptarëve në rajon.

“NATO duhet të rikthejë kontrollin në veri të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon”, deklaroi kreu i qeverisë.