Lajme

Rama ndan pamjet nga punimet në lotin 3 të aksit Qukës-Qafë Plloçë: Do shkurtojë distancën Tiranë – Korçë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga punimet në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë.

Kreu i qeverisë shkruan se ky është një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës.

“MIRËMËNGJES dhe nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.