Ka ndërruar jetë kardiologu i njohur Ahmet Kamberi. Lajmi i trishtë është bërë me dije në rrjetet sociale, ku njoftohet se Kamberi mbrëmjen e djeshme ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 83-vjeçare.
Mjeku i njohur vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk arriti të fitont. Ai ishte një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare.
Profesor Ahmet Kambri ka lindur në Peladhi të Dibrës. Ka qenë anëtar i njësisë së pandërprerë të pacientit që në krijimin e tij, në vitin 1976 e deri në vitin 1985.
Më 20 shhkurt të viti 1987 Kamberi u emërua ministër i Shëndetëis, post të cilin e mbajti deri në 21 shkurt të 1991. Po ashtu doktori i njohur ka qenë edhe kardiologu i diktatorit Enver Hoxha.
Vitet e fundit prof.Dr. Kamberi nisi botimin e një sërë shkrimesh, me të cilën gjë do të mbetet gjithmonë mes nesh.