Lajme

Osmani në Spanjë për samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka mëbrritur në Spanjë, ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Osmani përmes X, ku njofton se ka mbërritur në Granada të Spanjës për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë takim, kreu i shtetit kosovar thotë se do të diskutojë me liderët evropianë, sfidat e sigurisë së Kosovës pas agresionit të Serbisë në Banjskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Gjithashtu, Osmani pritet të ritheksojë angazhimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtare për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë.

“Kemi mbërritur në Granada për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në biseda me liderët e tjerë,unë do të diskutoj sfidat e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkruan Osmani.