ShowBizzz

Shumë ish banorë të BBV në spektaklin e kërcimit, Efi ironizon “Dancing with the stars”

Programi i kërcimit “Dancing with the stars” do të startojë të hënën e ardhshme në 6 Tetor e sakaq janë prezantuar të gjithë konkurrentët dhe moderatorët.

Ajo çka u vu re dhe u komentua gjatë prezantimit të konkurrentëve, ishte se shumica prej tyre janë ish banorë të “Big Brother VIP”.

E kjo duket se është arsyeja pse Efi Dhedhes nuk është bërë pjesë e këtij formati.

Gjatë një pyetësori të zhvilluar me ndjekësit e saj, teksa u pyet se përse nuk mori pjesë në DWTS, në mënyrë ironike Efi u shpreh se nuk dëshiron të marrë pjesë në një ripërsëritje të BBV.



lokimagazine