Lajme

“Standarti që fëmijët vdiqën”, tragjedia e Gërdecit “ndez” debatin mes Mediut dhe Shabanit: Mos bëj rolin e prokurorit

Ish-ministri Fatmir Mediu dhe kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani kanë patur një debat teksa diskutonin tragjedinë e 15 viteve më parë në Gërdec.

Gjatë diskutimit në “Open”, Shabani e ka “nxehur” disi debatin duke thënë se “standarti ishte që fëmijët vdiqën aty”, e ndërkohë Mediu iu ka përgjigjur duke i thënë që të mos bëjë rolin e prokurorit.

Pjesë nga debati:

Mediu: Ndodhi një ngjarje e madhe kur isha në detyre.

Shabani: Për aty që depërtohen armë nuk ishin në vëzhgimin tuaj?

Mediu: Patjetër që ishte.

Shabani:  Administrata në atë kohë nuk kishte asnjë mundësi për të vëzhguar denoncimet. Astrit Jaupi ishte komandat i policisë ushtarake që është ankuar tek ju…

Mediu: Kjo është gënjeshtër!

Shabani: Nuk keni ju përgjegjësi për kontroll?

Mediu: Për çfarë ishte roje e repartit ushtarak?

Shabani: Po për çfarë ju paguanim ju?

Mediu:  Shtabi i përgjithshëm merret me operacionin ushtarak, ka mbi 400 mijë reparte ushtarake.

Shabani: Standardi ishte që fëmijët vdiqën aty

Mediu: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit. Problemi ka ndodhur te kontrata e dytë shpërthimi ka ndodhur se një karrocë u saldua. Ministri saldoi karrocën?