Horoskopi

Horoskopi i datës 5 tetor 2023

Dashi

Mos flini gjatë kësaj dite, por bëni çdo gjë që të keni dëshirë. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë dot kur e bëni diçka me zemër. Nëse jeni në një lidhje do keni mundësi të shijoni lumturinë. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën sepse jo të gjitha janë të tilla. Ju beqarët duhet të tregoheni më vigjilentë kur të kërkoni personin e duhur. Mos u nxitoni në mënyre që të mos vuani. Në punë konkurrenca do jetë shumë e madhe, por nëse përpiqeni mundet edhe të arrini ku doni. Nëse keni ëndërruar ndryshime, mund të jetë edhe dita juaj e privilegjuar. Financat do përmirësohen ndjeshëm. Tashmë ju mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

Edhe pse Dielli do e ngrohtë ditën e sotme në shumë momente do e keni të vështirë të merrni vetë disa vendime. Nëse doni mendim, kërkojuani personave që ju besoni jo kujtdo. Falë mbështetjes së Venusit ju të dashuruarit do jeni sharmantë dhe joshës. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli dhe do kaloni momente harmonike. Për sa iu përket ju beqarëve, ka shumë mundësi të takoni shpirtin tuaj binjak. Bëjini sytë katër sepse ai mund të shfaqet në momentin që ju me pak e prisni. Në punë, diskutimet me disa bashkëpunëtorë do ju bëjnë të reflektoni dhe të evoluoni në drejtimin e duhur. Me paratë gjithçka do shkojë mirë pasi do i menaxhoni me kujdes dhe me maturi ato.

Binjakët

Hëna dhe Dielli në kundërshtim me njëra tjetër do ju bëjnë të mos e kuptoni dot as veten tuaj sot. Nuk do vendosni dot për asgjë. Nëse jeni në një lidhje mos refuzoni propozimet që do ju bëjë partneri sepse ai ka menduar çdo gjë me detaje dhe po mundohet t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Nuk keni për t’u penduar nëse e lini veten në dorën e tij. Nëse jeni beqarë ka mundësi të mbylleni në vetvete dhe të mos dini as vetë se çfarë të bëni. Në punë do jeni shumë profesionistë, por do keni shumë kundërshtarë. Disa miq intrigues ndryshe do hiqen e ndryshe do bëjnë. Paratë do fillojnë të dobësohen pak e nga pak.

Gaforrja

Sot do doni të jeni mbi të tjerët dhe do harroni edhe humanizmin në disa momente. Nëse keni një lidhje nuk do jeni aspak të sinqertë me partnerin dhe nuk do e trajtoni mirë atë. Në fakt ai edhe pse ju do pamasë mund të lëndohet dhe do iu kthejë kurrizin njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të stabilizohen. Do flirtoni shumë me disa persona, por në momentin që ata do ju afrohen ju do tregoheni indiferentë. Në punë, falë mbështetjes së Marsit do ndiheni disi më të sigurt për të ecur edhe me tej me detyrat që iu janë dhënë. Financat nuk do jetë e lehtë t’i ekuilibroni.

Luani

Mërkuri do jetë planeti që do kujdeset pafundësisht për ju gjatë kësaj dite kështu që duhet t’i jeni falënderues përherë. Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do mund të tronditë sektorin tuaj të dashurisë, madje Hëna do iu ndihmojë të shihni edhe një të ardhme të mirë së bashku. Për ju beqarët mund të ketë dashuri të reja, por më pasionantet do jenë dashuritë e vjetra që do të rikthehen. Në punë, sido që t’iu vijnë gjërat mirë është të tregoheni të duruar dhe të mos bëni gabime. Nëse dikush ju propozon diçka, dëgjojeni me kujdes dhe nëse diçka nuk ju pëlqen mos ua vini veshin, por mos ua thoni. Plutoni do të favorizojë financat dhe do keni mundësinë të shlyeni edhe borxhet që keni pasur. Ruajeni ekuilibrin që do vendoset.

Virgjëresha

Pavarësisht nga sa dukeni në pamje, ju do bëni përpjekje reale për të avancuar gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të fantazoni për dikë tjetër që nuk është partneri juaj. Ai që keni në krah iu do jashtë mase dhe mendon të kalojë jetën me ju. Pse duhet te prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot? Jeta sentimentale për ju beqarët do keni ndryshime drastike, por pozitive. Në punë situata do jetë shpesh e trazuar, por nuk duhet ta humbisni besimin. Po u dorëzuat lehtësisht do dilni edhe më të humbur. Buxhetin menaxhojeni me më shumë maturi nëse nuk doni të përballeni me vështirësi.

Peshorja

Venusi do dominojë sot në jetën tuaj dhe do ju bëjë me humor më të mirë. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë rehat pranë partnerin dhe nuk do keni çfarë përkujdesje më shumë të përkoni për të. Më në fund ai do tregohet edhe më i përgjegjshëm dhe do ju propozojë diçka interesante. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona, por kur ata t’iu afrohen do druheni të thoni diçka. Në punë, edhe pse gjërat mund të duken të qëndrueshme, mundohuni të jeni sa më realistë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar dëgjojini këshillat e familjarëve sepse do ju hyjnë në punë.

Akrepi

Asgjë nuk do ju ecë sipas parashikimeve gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju demoralizojë pafundësisht. Plutoni do sjellë mosmarrëveshje për ju të dashuruarit. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do thoni. Ju beqarët do keni shumë fat në dashuri. Venusi do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur me të cilin të krijoni një lidhje serioze. Në punë do merrni një promovim, i cili do ju motivojë më shumë dhe do ju shtyjë të bëni edhe përpjekje. Konkurrenca do jetë e fortë nëse punoni në sektorin privat kështu që bëjini sytë katër. Nëse shpenzoni pa menduar gjatë kësaj dite, ekuilibri financiar do të tronditet ndjeshëm. Shmangni edhe marrjen e vendimeve të mëdha.

Shigjetari

Do e urreni rutinën gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë. Thojini gjërat si i ndjeni dhe pa u druajtur. Ju që keni një lidhje do jeni më pak ëndërrimtarë dhe m pak romantikë. Megjithatë falë ndikimit të Jupiterit marrëdhënia juaj do jetë e ngrohtë dhe mjaft sensuale. Ju beqarët më në fund do ndiheni të plotësuar pasi do takoni personin që keni ëndërruar prej kohësh. Në punë do përballeni me shumë të papritura që do ju detyrojnë të merrni një pozicion të ri. Mund të pranoni edhe të punoni orë shtesë. Nëse doni që çështjet financiare të shkojnë mirë, duhet të mos nxitoheni për të shpenzuar. Maturia do jetë shumë e vlefshme.

Bricjapi

Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete, ju do kërkoni të zgjidhni çdo problem gjatë kësaj dite. Në fakt përpjekjet dhe impenjimi do të shpërblehen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Do shpreheni më lirisht dhe nuk do druheni të diskutoni edhe për tema delikate. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për takime dhe aventura dhe mund të përgatisni terrenin për të filluar shumë shpejt një lidhje serioze. Në punë nuk do merrni dot përgjigje për të gjitha pyetjet që do bëni, megjithatë mos u dorëzoni dhe prisni një tjetër moment për të kërkuar atë që doni. Ndryshime pozitive do ndodhin në planin financiar. Filloni të hiqni disa lek mënjanë për raste rreziku.

Ujori

Hëna dhe Neptuni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’iu mbajtur larg telasheve dhe për t’iu sjellë emocione. Ambienti yjor do të favorizojë dashurinë për ju që jeni në një lidhje. Do të rigjeni pasionin e sensualitetin dhe mosmarrëveshjet e kohëve të fundit do të harrohen menjëherë. Ju beqarët do jeni plot sharm dhe do keni fat në dashuri. Kujdes nga xhelozia e disa personave që iu rrethojnë sepse do mundohen t’iu prishin punë. Në planin profesional konkurrenca do jetë shumë e fortë, por kjo nuk duhet t’iu dekurajojë aspak. Nëse ëndërroni ndryshime të mëdha duhet të bëni durim dhe të mos dorëzoheni. Në planin financiar do ju jepen shumë mundësi për të rregulluar çdo gjë. As këmbëngulja nuk do ju mungojë.

Peshqit

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here do gjendeni në situata të paqarta. Nëse keni një lidhje mëngjesi do jete paska i ftohtë, ndërkohë që pasdite dhe në darkë do kaloni momente të paharrueshme dhe të zjarrta. Më në fund mund të bini edhe në kompromis për një çështje delikate. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të duruar sepse sot nuk është koha për të gjetur dashurinë e madhe. Në punë do keni ide të mrekullueshme sesi të zgjidhni problemet dhe të hidhni hapa më tej. Në planin financiar do i zgjidhni shpejt vështirësitë dhe do merrni frymë lirisht.