Lajme

I vendoset lëndë plasëse lokalit në Tiranë

Policia në Tiranë ka bërë me dije se paraditen e sotme një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një lokal në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, se në rrugën “Prokop Mima” ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

“Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.