Lajme

U kapën me 585 kg kokainë, lihet në burg familja fierake në Selanik

Arjan Xhafaj, Lutmira Xhafaj, Ilirian Baraj dhe Klevis Muskaj, të gjithë anëtarë të një familje janë dënuar sot me burg në Greqi pasi u kapën me 585 kilogramë kokainë.

Mësohet se familja fierake që u arrestua një javë më parë ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Selanikut, ku janë njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mediet greke raportojnë se kreu i grupit narkotik, Arjan Xhafaj i cili rezulton si punonjës zjarrëfikës në Shqipëri, ka deklaruar para gjykatës së transporti i kokainës do të kushtonte 50 mijë euro.

Sipas raportimit të medieve greke, “biznesi” i drogës” drejtohej nga çifti shqiptar Arjan dhe Lutmira Xhafaj,  me bashkëpunëtorë dy nipërit e 50-vjeçarit, Ilirjan Shpëtim Baraj 35 vjeç dhe Klevis Arben Muskaj 21 vjeç, të gjithë me origjinë nga Fieri, të cilët u kapën nga hetimi i Prokurorisë së Drogës të Seksionit të Selanikut dhe DEA-s.

I përfshirë  në këtë aktivitet të paligjshëm  ishte përfshirë  dhe 33 vjeçari Avelino Alfred Feimi i lindur në Shqipëri me origjinë nga Vlora. Të arrestuarit nuk ishin  emra  të njohurmë parë për autoritetet greke.

Sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet në dy automjete dhe në një shtëpi ku banonin tre anëtarët e grupit.Arjan Xhafaj, koka e grupit, kishte rol kryesor në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe shpërndarjen në territorin grek dhe më pas në vendet evropiane.

LEXO EDHE: Familja nga Fieri që u kap me gjysëm ton kokainë, mediet greke: 50-vjeçari, “koka” e biznesit të drogës (EMRAT)