ShowBizzz

Carla Bruni tregon si u dianostifikua me kancer në 2019: Bëni një mamografi, shpëtoni jetën

Tetori është muaji i parandalimit të kancerit të gjirit dhe Carla Bruni ka shfrytëzuar rastin të flasë për aventurën e saj shëndetësore, por edhe rëndësinë vendimtare të mamografisë parandaluese për shëndetin.

Ajo tregoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri në vitin 2019, por ishte një temë për të cilën e kishte shumë të vështirë të fliste publikisht dhe të hapej. Kështu ajo pranoi se hezitoi të fliste për këtë çështje për një kohë të gjatë, duke theksuar se tani e bën këtë vetëm për t’i dhënë një mesazh grave: mamografia shpëton jetë.

“Jam diagnostikuar me kancer gjiri katër vjet më parë. Kirurgji, terapi rrezatimi, terapi hormonale, kam kaluar trajtimin e zakonshëm për këtë lloj kanceri”, tha bashkëshortja e Nicolas Sarkozy. “Por unë isha me fat: kanceri im nuk ishte ende agresiv. Pse nuk ishte? Sepse nuk kishte kohë të ishte agresiv”, vijoi ajo dhe shpjegoi se falë faktit që bën mamografi çdo vit, ka shmangur mastektominë.

“Çdo vit, në të njëjtën ditë, bëj mamografi. Nëse nuk do ta bëja çdo vit, sot nuk do të kisha gjoksin e majtë”, ka shkruar Carla Bruni. “Nuk po e shkruaj këtë postim për t’ju dhënë detaje rreth shëndetit tim. Jo, arsyeja që po postoj është për të dërguar një mesazh. Një mesazh themelor për të gjitha gratë që e lexojnë këtë. Bëni një mamografi çdo vit. Bëni një mamografi, jeta juaj varet nga ajo”./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)