Lajme

I riu hidhet nga kati i dytë në Pogradec, ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Pogradec, ku një i ri është hedhur nga ballkoni dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebinjë të Pogradecin, ku shtetasi 29-vjeçar me inicialet M.M është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Autoritetet kanë njoftuar se si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia, 29-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake, i riu dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj tragjedie.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.