LifeStyle

Pse tani është koha më e mirë për të larguar nga jeta tuaj miqtë toksikë

Njësoj si stinët, edhe miqësitë kanë kohën e tyre të zhvillimit, por edhe të mbylljes nëse keni të bëni me njerëz që nuk ju përmbushin apo që janë thellësisht toksikë.

“Ajo që ndodh gjatë ndërrimit të stinëve është se emocionet pasqyrojnë atë që po ndodh në natyrë,” thotë Christie Kederian, mjeke psikiatre. “Vjeshta mund t’ju ndihmojë të përqendroheni te gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju dhe ku dëshironi të kanalizoni energjitë tuaja”.

Kjo ndodh edhe me miqësitë toksike dhe të pashëndetshme që ndikojnë direkt në gjendjen tuaj. Por, si të hiqni dorë nga to? Ja disa këshilla të vlefshme.

-Fokusohuni

Është normale të keni dyshime për t’i dhënë fund një lidhjeje, por kjo nuk do të thotë se po bëni zgjedhjen e gabuar. Kjo është koha për të ndërmarrë veprime për t’u ndjerë më të përqendruar. Fliteni vendimin me miqtë e përbashkët në mënyrë që të jeni më të vetëdijshëm për kufijtë dhe dëshirën për të ecur përpara.

-Vendosni nëse keni nevojë të flisni me dikë

Nëse miqësia është toksike, të bisedosh për t’i dhënë fund asaj mund të jetë e dëmshme. Nëse miku/esha juaj e kanë zakon të mbrohen, të njëjtën gjë do bëjnë edhe në këtë situatë. Kjo ka të ngjarë ta bëjë të padobishme bisedën për të dyja palët. Është në dorën tuaj që të vendosni nëse doni të flisni apo jo.

-Llogarisni përfitimet që vijnë pas këtij vendimi

Përfundimi i një miqësie toksike është e ngjashme me një ndarje romantike në shumë mënyra. Në fillim, mund të përjetoni ndjenja humbjeje dhe trishtimi. Por me kalimin e kohës, do të ndiheni më të çliruar. Në thelb, ju do të kurseni energji për gjërat që kanë vërtet rëndësi për ju.

-Jepini përparësi vetes

Të njohësh veten dhe të jesh në kontakt me dëshirat dhe nevojat e tua është e rëndësishme për të forcuar ndjenjat dhe raportet me veten.