ShowBizzz

Ariana Grande ndërmerr hapin e madh me të dashurin e ri!

Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë.

Çifti vendosën që të jetojnë në New York, ndërsa “US Weekly”, duke cituar burime pranë çiftit, raporton se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re.

“Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në New York.”

“Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë”, vazhdoi i njëjti burim.

Çifti u njohën në xhirimet e “Wicked” në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi.

Të dy ishin të martuar, martesa që përfunduan pasi kishin probleme prej kohësh. Ariana Grande së fundmi bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez, kurse Ethan Slater që bëri të njëjtën gjë me ish-bashkëshorten.