Lajme

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë ku vogëlushi 3-vjeçar, Brian Spahiu, humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën dentare “Splendent”. Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinikë në QSUT , por edhe në klinikën private ku Roland Xhaxho dhe vajza e tij dentiste, Ina Xhaxho, kryenë ndërhyrjen.

Burime për mediat bëjnë me dije se lidhur me këtë ngjarja është duke u marrë prokurorja Alma Felaj.

Bledar Spahia, babai i 3-vjeçarit në një deklaratë për Report TV, hodhi poshtë pretendimet e mjeku Xhaxho, ku tha se i mituri më herët kishte kryer një ndërhyrje në zemër. Ai tha se Briani ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe lidhur me këtë ka bërë përgjegjës mjekun Xhaxhi pasi ka përdorur narkozës në doza të larta e cila i dëmtoi organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia. Familjarët thonë se dentistja ka ndërhyrë në 14 dhëmbë.

“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.