ShowBizzz

Një arbëreshe në “Miss Italia 2023”! Njihuni me Katerinën, 17-vjeçaren që po konkurron për më të bukurën

Gjithçka është gati për netët magjike të Miss Italia. Duke filluar nga data 4 deri në 8 tetor Bv Airone Resort në komunën Corigliano-Rossano, në provincën e Cosenza, dhjetëra vajza bukuroshe do të garojnë për çmimin e madh “ Miss Italia 2023”.

Në mesin e tyre është edhe Caterina Caramanno, 17-vjeçarja arbëreshe nga Hora e Arbëreshëvet. Zgjursia, eleganca dhe sigurisht bukuria, janë cilësitë që e dallojnë Caterinën kudo. Ndonëse është 17-vjeç endrrat që ajo ka janë të mëdha. Ajo fitoi titullin e Miss Miluna Sicilia  gushtin e kaluar në Lido San Lorenzo në Noto, në një nga konkurset rajonale të organizuara nga Miss Italia ekskluzive për Sicilinë.

Katerina, e cila është nga Piana degli Albanesi , e do skenën dhe konkurrencën. Për mediat italiane bukuroshja arbëreshe ka thënë se bota e argëtimit e magjeps dhe se Miss Italia është “këpuca e xhamit”  që të gjitha vajzat do të donin ta mbanin.

Ëndrra e saj ka qenë të bëhet balerinë, mirëpo deri më sot kërcimi nuk është kthyer në një profesion për të, por i ka dhënë mundësinë që të shkelë në skenat më prestigjoze të zonës. Madje, në shfaqjen e fundit Katerina shkëlqeu në rolin e motrës së Alice-s në “Wonderland” me regji të Santina Franco.

Përveçse shumë e bukur, miss-i është edhe e zgjuar. Ajo çdo vit merr pjesë në garat ndërshkollore në matematikë ku dhe pa dyshim si në çdo fushë tjetër, dhe aty ka shkëqlyer. Jo më larg se disa muaj më parë, në maj, Katerina arriti të fitojë në Milano vendin e parë në Oplimpiadën e Matematikës.

Po pra, kjo është Katerina vajza arbëreshe, e bukur e zgjuar e cila padyshim do të arrijë të rrëmbejë një çmim, pse jo dhe atë të “Miss Italia”.


NewsBomb