Lajme

Hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit, Prokuroria urdhër Policisë: Të sekuestrohen kamerat e sigurisë në klinikë dhe zonat përreth

Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmballë. Ndërhyrje të cilën e kreu në një klinikë private dentare “Splendent”.

Në lidhje me këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku veç sekuestrimit të kartelave në QSUT, edhe në klinikën private ku Roland Xhaxho dhe vajza e tij dentiste, Ina Xhaxho, që kryen ndërhyrjen, është kërkuar dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë të klinikës dhe zonave përreth. Me këtë çështje raportohet se po merret prokurorja Alma Felaj.

Në lidhje me këtë pak më herët foli edhe babai i 3-vjeçarit, Bledar Spahia, i cili kërkoi që të sekustrohen kamerat dhe të vërtetohet që kur djali ka dalë nga klinika ka qenë në gjendje të rënduar, dhe jo siç thotë mjeku Roland Xhaxho që kur doli ka qenë i vetëdishëm.