ShowBizzz

Marina e Geti imitojnë Hollywoodin, bëjnë “date night” si të martuar

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi kosovar, Getoar Selimi kanë zgjedhur që t’i kushtojnë njëri tjetrit një “date night” edhe pse ata janë të martuar

“Date night” janë darka ekskluzive që bëjnë VIP-it e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos nga çiftet VIP që janë të martuara për kohë të gjatë.

Ato i bëjnë edhe çiftet e zakonshme dhe është si një rikthim në kohë për njohjen e çifteve.

“Date night💗”, ka shkruar Marina poshtë disa fotografive ku ajo shihet e veshur me një fustan rozë derisa darkon me reperin kosovar Ghetto Gease, me të cilin ajo është e martuar dhe ata kanë së bashku një vajzë që quhet Marget.