ShowBizzz

“S*ks për sukses”, këngëtarja padit Jason Derulon për ngacmim seksual

Ylli i muzikës amerikan, Jason Derulo është akuzuar për ngacmim seksual.

Këngëtarja Emaza Gibson, e cila ka nënshkruar një kontratë me kompaninë diskografike të Derulos, ka paditur kolegun për ngacmim seksual. Po ashtu ajo hedh akuza se këngëtari ka prishur marrëveshjen, kur ajo nuk pranoi favoret seksuale.

“Kishte kërkesa eksplicite për s*ks në këmbim për sukses. Kam ankth, jam e traumatizuar, jam përballur me situata pune çnjerëzore”, u shpreh 25-vjeçarja.

Ajo për NBC News u shpreh se ka mbetur e “traumatizuar” nga përvoja. Mirëpo vetë këngëtari në lidhje më këta kuza ka thënë se janë të rreme dhe se është i lënduar nga shpifjet e koleges.

“Unë qëndroj kundër të gjitha formave të ngacmimit dhe mbetem i përkushtuar për të mbështetur njerëzit që ndjekin ëndrrat e tyre. Unë përpiqem ta jetoj jetën time në një mënyrë me ndikim pozitiv, kështu që jam thellësisht i ofenduar nga këto akuza shpifëse”, shkruan në Instagram.

25-vjeçarja paraqiti ankesën e saj kundër Derulo 34-vjeç, ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit. Ajo pretendon ngacmime seksuale, shkelje të kontratës dhe dhunë psikologjike.


NewsBomb