ShowBizzz

“Dancing with the stars” jo vetëm të premteve, por çdo ditë! Ja risitë e këtij sezoni

Sezoni i dytë i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” ka ardhur me risi këtë vit.

Përpos programit që do t’i bashkëngjitet këtij spektakli, DWTS Fan Club të moderuar nga Kiara Tito, do të ketë edhe një tjetër risi.

Tashmë programi do të mund të ndiqet jo vetëm të premteve gjatë netëve Prime, por çdo ditë.

Kjo pasi produksioni ka menduar që të transmetojë përmbledhje ditore nga provat e konkurrentëve dhe pjesë prapaskene.

Kështu, publiku do të mund të lidhet më shumë me personazhet e tij të preferuar si dhe të ketë situata më të qarta për t’u folur në Prime.



lokimagazine