ShowBizzz

“Dyshohet për vjedhje të 24 mijë eurove”, ish konkurrenti “It’s my home” mund të përfundojë prapa grillave

Kenneth Haloçi, ish konkurrenti i reality show “It’s my home” raportohet se mund të arrestohet. Ai dyshohet për mashtrim dhe vjedhje.

Sipas mediumit Prapaskena ndaj Kenneth Haloçi, është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

24 vjeçari dyshohet për vjedhjen e 24 mijë eurove me anë të mashtrimit.

Si prova janë marrë 700 faqe me përmbajtje mesazhesh të shkëmbyera si dhe 5 CD me audio dhe video.

Sipas raportimeve aktualisht po kryhen hetime lidhur me rastin që mund të dërgoi prapa grillave Haloçin.