Lajme

Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi, organizoi miting pa leje

Greqia pritet të mbajë të dielën zgjedhjet lokale. Ndërkaq, tre ditë ditë para ditës së votimit një kandidat për kryetar bashkie u arrestua dhe u mbajt në paraburgim. Bëhet fjalë për kandidatin e Mesolongjit, Panajotis Kaculis.

Sipas mediave të vendit fqinj, ai u arrestua se kishte mbajtur fjalimin e fushatës, një ditë më para nga koha që kishte marrë leje.

Leja i ishte dhënë për të enjten, por Kaculis e organizoi mitingun të mërkurën.

Vetë kandidati në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se ndalimi i tij nga policia,  ishte ishte i ligjshëm, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve të tij duke thënë se arrestimi  u bë tre ditë para zgjedhjeve në një bashki, të cilës i është shkatërruar çdo sens legjitimitetit.

“Shpreh kritikë ndaj të gjithë atyre, kushdo qofshin dhe këdo që përfaqësojnë, që në kushtet e demokracisë kërkojnë përmes rrugëve të nëndheshme të pengojnë shprehjen dhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Ne jemi besimtarë të ligjshmërisë. Shprehja e ligjshmërisë  ka të bëjë me të gjithë ne dhe në radhë të parë ne që e mbrojmë atë. Në këtë kuptim, arrestimi i djeshëm ishte i ligjshëm. Por kjo u bë në rrethana ku fatkeqësisht, tre ditë pas zgjedhjeve, çdo ndjenjë legjitimiteti në qytetin tonë është shkatërruar“, tha Panajotis Kaculis, kandidat për bashkinë Mesolongji.