Lajme

Osmani takon von der Leyen: Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimin e ka zbardhur vetë Osmani përmes një postimi në X, ku shprehet se Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që përballet me sfida të paprecedente, referuar sulmit terrorist nga forcat serbe në Manastirin e Banjskës, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, shkroi Osmani