Lajme

Aksidentohet autobusi në Meksikë, vdesin 18 emigrantë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë këtë të premte, ku një autobus është aksidentuar duke shkaktuar 18 të vdekur.

Sipas Reuters, nga ky aksident mbetën të vdekur 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti si dhe u plagosën 27 persona të tjerë.

Mes të vdekurve janë 13 burra, dy gra dhe tre fëmijë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm në shtetin Oaxaca, ku ndodhi aksidenti.

Ai tha se 27 personat e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë, por nuk specifikoi kombësinë e tyre.

Fotot nga agjencia shtetërore e mbrojtjes civile Oaxaca tregojnë autobusin, i cili po udhëtonte në autostradën që lidh Oaxaca-n dhe shtetin qendror të Puebla-s, u përmbys përgjatë një kthese të ngushtë në rrugë.