Lajme

Ish-kryebashkiaku Dritan Bici akuzon shefin e Komisariatit: Erdhi në lokal i veshur civil dhe pa çorape, policëve u tha “futeni brenda”

Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit, u raportua se rreth katër ditë më parë ishte arrestuar nga policia për shkak se kishte kanosur efektivët. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur si “Bar Turizmi” në Gramsh dhe për gjithçka shkak është bërë një gjobë.

Më datë 29 shtator, Dritan Bici është shoqëruar në Komisariatin e Gramshit, siç thotë ai me urdhër të shefit të ri Krenar Guçe.

Përmes avokatit të tij, ish-kryebashkiaku socialist i Gramshit ka ddërguar një reagim zyrtar në redaksinë e Newsbomb.al dhe tregon se çfarë ka ndodhur atë ditë. Po ashtu, ai ka dërguar dhe një procesverbal të Prokurorisë së Elbasanit, në të cilin thuhet se ndalimi i Dritan Bicit ëhstë cilësuar i paligjshëm dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Vendimi i Prokurorise se Elbasanit per Dritan Bicin
Vendimi i Prokurorise se Elbasanit per Dritan Bicin

Sipas ish-kryebashkiakut, teksa qëndronte në ambientet e “Bar Turizmit” dhe priste telefonatën e kryebashkiakut aktual Besion Ajazi, disa policë kanë shkuar dhe ka kërkuar që djali i Bicit të lëvizte makinën që kishte parkuar keq.

“Pas gati 5 minutash, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i del para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër”, thuhet në deklaratë.

“Këtë civil, nuk e njihte Z. Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit. Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kyçet e këmbëve pa çorape dhe këmishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh”, vijon deklarata.

Këtu situata ka eskaluar dhe sipas ish-kryebashkiakut, Krenar Guçe ka urdhëruar vartësit që ta arrestonin dhe dërgonin në qeli. Megjithatë, deri më sot nuk ka një reagim dhe nga ana e Policisë së Shtetit dhe vetë drejtuesit të Komisariatit të Gramshit, Krenar Guçe, për të sqaruar dhe ai qëndrimin e tij.

Kronologjia e ngjarjes së ndodhur katër ditë më parë në qytetin e Gramshit:

  1. Dritan Bici, ditën e premte rreth orës 12.00 ishte në shtëpi dhe i ka bërë telefonatë Kryetari i Bashkisë Gramsh, Z. Besion Ajazi. Ai i kërkoi që të shkonte ta takonte tek Bar Turizmi, i tha se: “jam ulur me, Këshilltarët e Bashkisë Gramsh dhe dua të bëj një diskutim me ty dhe vellain e Z. Dritan Bici, Visin”.
  2. Dritan Bici, shkoj tek vendi ku e la me Kryetarin dhe pasi u takua tek kafja ishte edhe Visi. Z. Ajazi i tha të dy vëllezërve, se: “…po iki në zyrë, ju pres aty, kur tju telefonoj, ejani tek zyra”. Të dy vellëzërit, Dritan dhe Visi ishin duke diskutuar ndërkohë që ishin në pritje të telefonatës së Kryetarit të Bashkisë, Gramsh. Pas pak erdhën me makinë 2 (dy) djemtë e Z. Dritian, Andritit dhe Aldeni, parkuan aty përpara lokalit dhe u ulën në tavolinë.
  3. Pas gati 5 min, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i dele para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër. Këtë civil, nuk e njihte Z. Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit.
  4. Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kycet e këmbëve pa corape dhe kimishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh. Z. Bici, u afrua dhe i tha se çfarë kishte që po i bërtiste djalit, Andritit, ik i tha mos u afro, Z. Dritan u shpreh se: “ik ti, çfarë ke me djalin tim që i bërtet”. Civili, në këtë moment i drejtohet policëve duke i thënë se merreni futeni brenda, Z. Bici i drejtohet policëve duke i thënë se cili është ky, policët u shprehen se ky është shefi i komisiariatit.
  5. Në momentin që Policët po e shoqëronin, i thanë Z. Bici se, ky ishte Shefi i Ri i Komisaritatit Gramsh, Krenar Guçe. Z. Bici u habit që ky të ishte shef Komisariati për nga: sjellja kërcënuese, arrogant duke ushtruar presion psikologjik ndaj djalit të tij dhe atij vet, asnjëherë nuk i shkoj mendja që ky mund të ishte punonjës policie për shkakë të këtij komunikimin të padenjë për një punonjës policie. Ky shef policie nuk kishte asnjë shenë dalluese, nuk iu prezantuar se kush ishte dhe nuk i tregoj asnjë dokument që ishte Punonjës i Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk i tregoj asnjë dokument se ishte punonjës policie, duke qenë se policët me uniforëm i kërkuan të shkonte në komisariat, Z. Bici pranoj të shkonte në komisariat pa bërë asnjë rezistencë dhe asnjë kundërshti ndaj punonjësve të policisë por edhe ndaj civilit, shef komisariati.
  6. Në mënyrë të paligjshmë, Z. Dritan Bici është mbajtur në ambjentet e Komisaritatit Gramsh ku, i është bërë presion psikologjik nga ana e shefit të Komisariatit i cili i tregonte se çfarë do ti bënte. Ai është mbajtur nga ora 13.00 deri në orën 17.00 në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme. Rreth orës 17.30 e trasportuar pranë Drejtorisë së Policisë, Elbasan kur e mbajtën deri në orën 24.00 pa asnjë shkakë, vetëm për të t’i përmbushur egon një njeriu që vetem punonjës policie nuk munde të jetë e aq me keq, shef i komisiariatit Gramsh.
  7. Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Elbasan me Vendimin Nr. 692 datë 03.10.2023, ka vendosur: “Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore për personin nën hetim Dritan Bici”.
Reagimi i avokatiti te Dritan Bicit
Reagimi i avokatiti te Dritan Bicit, per ngjarjen e ndodhur ne Gramsh