ShowBizzz

21 Savage i lejohet ligjërisht udhëtimi jashtë shtetit

Reperi 21 Savage tani mund të udhëtojë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe planifikon që performancën e tij ndërkombëtare ta bëjë në vendlindjen e tij, në Londër.

Avokati i Savage, Charles Kuck, ka thënë se klienti i tij është bërë zyrtarisht banor i përhershëm i ShBA-së dhe tani mund të dalë jashtë shtetit.

Reperi ishte paraburgosur nga agjentët e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave të ShBA në Gjeorgji në vitin 2019, raporton Ap news.

Kuck tha se artisti i nominuar për Grammy ndoqi “të gjitha ligjet e zbatueshme të imigracionit që nga ndalimi i tij fillestar”.

“Procedurat e tij në gjykatën e imigracionit tani janë mbyllur dhe ai është banor i përhershëm i ligjshëm i Shteteve të Bashkuara me lirinë për të udhëtuar ndërkombëtarisht”, tha Kuck.

Savage, emri i të cilit është She’yaa Bin Abraham-Joseph, kaloi 10 ditë në një qendër paraburgimi në Gjeorgjinë jugore përpara lirimit të tij.

Ai u arrestua në një operacion që kishte për cak vizën e tij, e cila i kishte skaduar në vitin 2006.