LifeStyle

25 pyetje që mund t’i bëni partnerit/es në vend të “Si kalove sot?”

Një pyetje tipike klishe, shpesh edhe e mërzitshme që partnerët mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit në fund të ditës: “Si të shkoi dita?” ose “Si kalove sot?”. Përgjigjja që pason zakonisht është: “Mirë. Po ti, si kalove?” Më pas, vjen një tjetër reagim: “Mirë”! Një pyetje që duhet të jetë fillimi i një bisede të bukur, në fund të një dite plot angazhime, larg njëri-tjetrit dhe familjes, kthehet në një qorrsokak bisede mes një çifti.

Por, si t’i jepni një ton më kuptimplotë diskutimeve në çift? Është koha të riformuloni mënyrën si i bëni pyetjet dhe ja ku janë 25 mënyra.

#1 Cila ishte pjesa më e bukur e ditës sot?

#2 Ndodhi ndonjë gjë interesante?

#3 Lexove/dëgjove ndonjë gjë interesante sot?

4# Bëre ndonjë foto të bukur? Me kë?

#5 Çfarë thashethemesh bëre sot në zyrë?

#6  Më thuaj diçka që bëre sot për veten?

#7 Çfarë doje të bëje më shumë sot?

#8 Çfarë doje të bëje më pak?

#9 Çfarë të bëri të qeshësh?

#10 Ndodhi ndonjë situatë që të bëri të ndihesh i/e frustruar?

#11 A more ndonjë lajm të mirë sot?

#12 Sa kafe pive?

#13 Për çfarë ishte mirënjohës gjatë ditës?

#14 Biseda më e mirë që ndodhi sot?

#15 Më trego më shumë për tri gjërat më të mira që të ndodhën sot

#16 Çfarë hëngre për drekë?

#17 Çfarë të frymëzoi më shumë?

#18 Diçka që e bërë sot, por që do doje ta bëje çdo ditë?

#19 A bëre diçka të mirë për ndokënd sot?

#20 Nëse do mundje të përsërisje një pjesë të ditës sot, cila do të ishte ajo?

#21 Në çfarë momenti u ndjeve i/e vlerësuar sot?

#22 More ndonjë reagim për detyrat apo angazhimet për nesër?

#23 Nëse dita jote do të kthehej në film, çfarë titulli do i vendosje?

#24 A mban mend çfarë të ka ndodhur në një ditë si kjo një vit më parë? Po pesë?

#25 Nuk do të më pyesësh për ditën time?