Lajme

Ministri i Brendshëm Taulant Balla takon Ambasadoren e Izraelit: Sulmi i pabesë, dënojmë terrorizmin

Taulant Balla ka vizituar Ambasadën e Izraelit në Shqipëri. Ministri i Brendshëm ka takuar Ambasadoren Galit Peleg ku i ka shprehur solidaritetin teksa luftimet vijojnë në Rripin e Gazës.

Në një postim të bërë në Facebook-un e tij, Balla thekson se Shqipëria mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit duke i dënuar ashpër sulmet e militantëve palestinezë.

“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.