ShowBizzz

Bebe Rexha pozon për kopertinën e ‘Billboard Brasil’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për kopertinën e “Billboard Brasil”.

Bukuroshja me origjinë nga Dibra ka rrëfyer po ashtu për jetën dhe karrierën e saj artistike.

Ajo ka përmendur gjithashtu disa nga filmat e preferuar të Disney si: “The Little Mermaid” dhe “Aladdin”.

“Doja të isha Ariel”, u shpreh ajo përgjatë intervistës.

Veç kësaj, krijuesja e hitit “I Got You” ka treguar edhe për disa nga gjërat që ka kaluar në kohët e fundit.

Biondja po vazhdon akoma të përballet me komente negative për shkak të dukjes së saj fizike.

E njëjta madje më parë tha se e kishte lënë partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, për shkak të kësaj.

Sido që të jetë, 34 vjeçarja po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.