Lajme

Lufta e përgjakur me Hamasin, vritet komandanti i forcave speciale të Izraelit

Ushtria izraelite ka bërë me dije se komandanti i forcave speciale Brigadës Nahal, nënkoloneli Yonathan Steinberg, u vra nga luftëtarët e Hamasit në jug të Izraelit. Brigada është dega kryesore e këmbësorisë e ushtrisë izraelite.

Ushtria shkoi në një postim në plaforëm X, se Steinberg u qëllua për vdekje pranë Kerem Shalom teksa po i përgjigjej sulmit me armë nga luftëtarët e Hamasit.

Të paktën 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza ka thënë ministria e Shëndetësisë së Palestinës. Shifrat e fundit sugjerojnë se të paktën 1,610 njerëz janë plagosur në sulme.

Izraeli nisi sulmin të cilin e quajti operacioni “Shpata e Hekurt” në përgjigje të sulmit të Hamasit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se po godet objektivat në Gaza nga ajri.

Në anën tjetër, nga sulmet e Hamasit janë vrarë së paku 200 izraelitë dhe janë plagosur mbi 1 mijë të tjerë.

Mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur një përplasje e përgjakshme, pasi grupi militant palestinez nisi një operacion të madh ajror dhe tokësor këtë mëngjes nga Rripi i Gazës.

Mbi 2,000 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, sipas ushtrisë izraelite, dhe persona të armatosur të Hamasit depërtuan në shumë qytete dhe fshatra izraelite. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Luftimet janë ende në vazhdim në jug të Izraelit.