Sulmet e izraelite në Rripin e Gazës kanë rrafshuar një kullë në zemër të qytetit, ndërsa luftimet mes Izraelit dhe Palestinës kanë marrë jetën e qindra personave në 24 orë konflikt.
Ekipi i Al Jazeera-s po raportonte “live”, kur një ndërtesë u godit nga një sulm ajror izraelit në Gazë. Teksa gazetarja po raportonte, një raketë ka goditur një ndërtesë pranë saj.
Gazetarja Youmna El-Qunsol është friksuar nga shpërthimi dhe nuk ka arritur të mbajë emocionet, duke u përplotur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Gazetari në studio: Forcat e Hamasit dyshohet se kanë rikthyer shumë pengje izraelite pas në Gaza, a ke ndonjë informacion rreth këtyre pretendimeve? Çfarë mund të na raportosh në këto momente?
Ndodh shpërthimi, gazetarja trembet
Gazetari në studio: Në rregull, Youmna të lutem gjej strehë. Nëse je e sigurt, atëhere na shpjego se çfarë po ndodh. Nëse nuk je e sigurt, atëherë se bashku me ekipin tënd drejtohuni drejt vendit të parë më të sigurt.
Gazetarja në terren: Jo, është në rregull… Ky është një sulm me raketa në Kullën e Palestinës, në mes të qytetit të Gazas…
E friksuar, e përplotur dhe me zërin që i dridhej gazetarja nuk ka mundur të vijojë me raportimin.
© Credits aljazeera.com
View this post on Instagram