ShowBizzz

Pamje nga dasma/ Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzojnë dashurinë

Çifti i njohur i showbizzit shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Dasma është mbajtur në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës, ku pjesëmarrës kanë qenë persona të njohur të showbizzit.

Çifti vetë ende nuk ka postuar foto nga dasma, por kanë qenë të ftuarit që kanë zbuluar disa “copëza” nga ceremonia e martesës. Në videon Venera shihet me fustan të bardhë, Lindi me kostum të zi, teksa janë duke vallëzuar në mes të pistës shoqëruar nga miq dhe të afërm.

Kujtojmë që këngëtarja në një emsion pak muaj më parë zbuloi se në vjeshtë do kishin dasëm.

“Ne e kemi në mend që të bëjmë diçka të vogël. Ndoshta do e nisim si të vogël, por do përfundojë në diçka të madhe. Besoj që në fund shtatori, fillim tetori do të jemi edhe ne.”, tha  këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë që kanë planifikuar.

View this post on Instagram

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)


NewsBomb