Çdo ditë gjatë jetës, ne përballemi me një mori vendimesh. Disa prej tyre mund të jenë më kritike se të tjerat, por marrja e një vendimi të rëndësishëm mund të krijojë gjendje të caktuara tek njerëzit si ankth, depresion etj.
Nuk e kemi fjalën për zgjedhjen e rrobave apo për të marrë çadrën ose jo me vete në varësi të motit, por vendime të tipit nëse duhet të martoheni apo të bëni fëmijë.
Ekspertët e marrëdhënieve flasin për disa nga vendimet më të rëndësishme që njerëzit duhet të marrin në jetë dhe mënyrën si ata reagojnë ndaj tyre.
#1 Vendimi për të marrë një vendim
Disa vendime duan shumë guxim, por më parë ju duhet të kapërceni sikletin, frikën, ankthin, vuajtjen etj.
#2 Të zgjedhësh veten
Askush nuk mund të lëviz për ju ose të marrë vendime për ju. Duhet të mësoheni me idenë sesi të zgjidhni veten përpara çdo ndikimi apo faktori të jashtëm.
#3 Përcaktoni vlerat tuaja
Të kesh ide të qarta për vlerat dhe qëllimet në jetë është një hap i rëndësishëm. Karriera, jeta personale dhe çdo marrëdhënie tjetër duhet të sjellë përmbushje dhe lumturi.
#4 Kuptoni çfarë qëllimi keni në jetë
Çfarë i jep jetës suaj kuptim dhe qëllim? Ky themel bëhet bazë për shumë zgjedhje të tjera të jetës, si karriera, marrëdhëniet dhe zhvillimi personal. Nëse jeni të qartë për këto, ju dini si t’i jepni kuptim gjithçkaje që ka të bëjë me ju dhe jetën tuaj.
#5 Të zgjedhësh partnerin/en e jetës
Zgjedhja e partnerit/es ndikon në çdo aspekt të jetës. Martesa përcakton financat, vendin ku jetoni, fëmijët, jetën shoqërore, familjen, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Partneri/ja e jetës që do të zgjidhni ka shumë ndikim në jetën tuaj.
#6 Vendimi për të pasur fëmijë
Ju mund të ndryshoni partnerin/en, adresën e shtëpisë, karrierën apo punën, por një fëmijë është për gjithë jetën. Përgatituni për ndryshimet që sjellin fëmijët dhe filloni të mendoni për hapësirën ku do i rrisni, në mënyrë që t’u krijoni një vend të pranueshëm.
#7 Të zgjedhësh personin me të cilin/en do të keni fëmijë
Jeta është plot me vendime të rëndësishme dhe momente që ndryshojnë jetën. Por vendimi më i rëndësishëm që do të merrni në jetë është se me kë do të keni fëmijë. Prindërit mund të bëjnë zgjedhje që kanë pasoja afatgjata. Nëse vendosni të krijoni një jetë të re, mendoni seriozisht se me kë e bëni këtë.
#8 Të lidhesh me një person tjetër pas ndarjes
Shumë lidhje apo martesa përfundojnë në ndarje, por sidomos nëse keni fëmijë së bashku me siguri do të përballeni me një sërë skenarësh. Bashkëprindërimi, braktisja nga partneri/ja që nuk interesohet fare për fëmijën, një ish-partner/e me probleme mendore, motivet mund të jenë të shumta. Detyra juaj është që kur të bëni zgjedhjen e radhës pas ndarjes, të peshoni shumë faktorë dhe situata.