Lajme

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, fuoristrada e mbushur me thasë me misër përfundon përmbys në rrugë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, më drejtim për në Levan.

Bëhet me dije se shoferi i fouristradës ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar përmbys krah rrugës. Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka të plagosur.

Ndërsa burime për “newsbomb.al” bëjnë me dije se mjeti që është aksidentuar ka qenë i mbushur me thasë me misër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.