Bota

Video/ Ambasadori amerikan sulmohet verbalisht në Beograd

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, është përballur me ofendime gjatë një shëtitje nëpër rrugët e qytetit.

Ndaj tij janë hedhur janë hedhur ofendime si “Vrasës i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija janë pjesë e Serbisë” dhe “Populli serb është me Rusinë”.

Shkak i këtij sulmi nga gratë protestuese reportojnë mediat, duket të ketë qenë roli që Chirstopher Hill ka mbajtur në vitin 1999, si i dërguari i SHBA për të negociuar paqen mes Beogradit dhe Prishtinës, që përfundoi me bombardimin e Serbisë.