ShowBizzz

E papritur/ Konkurrenti i DWTS thyen krahun gjatë provave! A do të vazhdojë të jetë pjesë e garës?

Deputeti i Partisë Demokratike, konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.

Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke e lënë në pikëpyetje vazhdimin e garës për të parë gjendjen e tij në vazhdim.

Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë.

Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.



lokimagazine