ShowBizzz

Emocionuese, dalin pamjet nga dasma e Venerës dhe Lindit (Video)

Çifti shumë i dashur për publikun, Venera dhe Lindi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e të shtunës. Venera dhe Lindi u martuan mes njerëzve të tyre më të dashur e të ftuar ishin dhe shumë personazhe të njohur të ekranit.

Ceremonia u zhvillua në mjediset e një hoteli në bregdet, me organizimin e Ami Event që kishte menduar për çdo detaj në realizimin e ëndrrës së çiftit.

Vetë Lindi e Venera janë treguar shumë hermetik duke mos ndarë asgjë nga dasma deri tani, por Ami Event na ka zbuluar pak më parë pamjet nga dasma përrallore.

“Emocione te medha te shikosh si i jepet jete nje endrre! Ideuar dhe implementuar nga Ami Event me kujdesin per cdo detaj qe “First Look” te memorizohet si nje kujtim qe te mban frymen….Ami Event ju uron nje jete te gjate te mbushur plot dashuri dhe emocione si kjo dite. Te trashegoheni!!!”.