ShowBizzz

“Puth, marto, tortën” loja që bëri ‘lëmsh’ gjithë ishullorët!

Ishullorët e Love Island Albania kanë kaluar një javë të mbushur me sfida, debate, ndarje, drama dhe surpriza, por tani ka ardhur koha për një lojë.

Në episodin ditor të transmetuar në orën 18:20 në Tv Klan, ata do të zhvillojnë lojën “puth, marto, tortën”. Në këtë lojë secili prej tyre do të zgjedhin një ishullor për të puthur, një për tu martuar dhe një prej tyre do të qëllohet me tortë.

Ashtu si e prisnim kjo lojë shkaktoi shumë të qeshura dhe habi, si për ne edhe për vetë ishullorët.

Ajo që na ra në sy ishte fakti që katër vajza zgjodhën të martoheshin me Everaldon. Xhesika puthi Denisin, por i pëlqente të kishte për ‘bashkëshort’ një djalë si Arlindi. Ueda puthi Aleksandrosin, por u martua me Everaldon.

Në “Dhomën e Ditarit” disa nga ishullorët u shprehën si më poshtë:

Xhesika u shpreh:

Mu dha mundësia në këtë lojë që të ngacmoja pak Denisin, sepse më tha që u pendova që të putha.

Xhoana ka thënë:

Vura re në këtë lojë se Arlindi është djali më i preferuar.

Amadea:

Nuk e prisja që do të shkonte te Erida dhe nuk ishte ‘baby kiss’. Nuk më pëlqeu as ajo që tha në lidhje me të.