LifeStyle

Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

Kujdesi për veten asnjëherë nuk është i tepërt kur bëhet fjalë për një lëkurë apo flokë të bukur. Dhe një aleat besnik i të dyjave, padyshim që janë maskat me bazë natyrale.

Keni dëgjuar për maskën me avokado, mjaltë dhe uthull molle? Dimë vetëm t’ju themi se është magjike për një lëkurë të shëndetshme. Avokadot ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, ndërsa uthulla e mollës dhe mjalti ndihmojnë në pastrimin dhe tonifikimin e saj.

Përbërësit: ¼ e filxhanit me avokado të pjekur, 2 lugë majtë (jo industrial), gjysmë luge çaji uthull molle.

Aplikimi: Përziejini mirë uthullën e mollës, avokadon dhe mjaltin derisa të formohet një masë kremoze. Më pas pastrojeni mirë fytyrën me ujë të vakët dhe vijoni të vendosni maskën mbi lëkurë. Lëreni të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe hidratojeni lëkurën si zakonisht.