Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra mbrëmjen e sotme nga qeveria e Kosovës, ku ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili tha se një nga terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit është mik i djalit të Vuçiçit, Danilo Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç ka mohuar pjesëmarrjen e të birit në sulmet në Basnjskë ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Ai tha se djali i tij “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, “përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën e Metohinë’ si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Ndër të tjera presidenti serb “sulmoi” edhe kryeministirn Albin Kurti duke iu referuar si “frikacak”.
“Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë”, shkroi Vuçiç.
Reagimi i plotë:
Kurti akuzoi sonte familjen time, Danilon, të parëlindurin tim, dhe ai vetë nuk e di se si arriti atje, se në njëfarë mënyre ka marrë pjesë në një sulm terrorist në Banjskë. Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë.
Danilo, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj. Terroristi në Kosovë je vetëm ti, se ti e vret dhe terrorizon popullin serb, e mos u shqetëso për Danilon, ai është një djalë i ri trim, kurrë dhe në asnjë mënyrë të ngjashme me ty. Kurse Šolakut dhe kriminelëve vendas, për të cilët Kurti redakton mediat, u them vetëm se nuk do ta fitojnë Serbinë.
View this post on Instagram