ShowBizzz

Vivieni e akuzoi se luan kumar, reagon Getinjo: Po jam bixhozçi, por familja s’ka vuajtur kurrë prej meje

E ftuar sot në “Mos i bjer me top” Vivien ka konfirmuar ndarjen nga Getinjo duke deklaruar se arsyeja pse i dhanë fund ishte fakti që reperi luan bixhoz. Vivien u shpreh se ky ves bën që një familje të shkatërrohet dhe se ishte munduar ta largonte Getinjon nga bixhozi.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe vetë Getinjo, i cili e ka akuzuar Vivienin se po kërkon vëmendje.

“Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje kurrë sherrin s’ma kan pa, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos mi ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s’jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Vazhdoni jetën përpara”, shkruan Getinjo.

Vivieni e akuzoi se luan kumar, reagon Getinjo: Po jam bixhozçi, por