ShowBizzz

Kurorëzoi dashurinë shumëvjeçare me Venerën, Lind Islami ndan fjalët e para në rrjete sociale

Lind Islami dhe Venera Lumani kurorëzuan mbrëmë dashurinë e tyre shumëvjeçare me martesë.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një nga resortet më luksoze në Durrës.

Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash të dashura të ekranit si: Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska.

Pas ceremonisë, Lindi ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale, ku krahas fotove nga dasma me Venerën, ka shkruar: “PËRGJITHMONË! Venera & Lind 07.10.2023🤍”

View this post on Instagram

A post shared by LIND ISLAMI (@lind_islami)



lokimagazine